Së shpejti: MATEMATIKA për TEST TË MATURËS 2013

Këtu mund të postohet detyra, materiale që kanë të bëjnë me testin kombëtar nga Matematika.
Postojeni në Facebook Postojeni në Twitter

Së shpejti: MATEMATIKA për TEST TË MATURËS 2013

Postnga MOM-Admin » 21 Mars 2013, 23:15

Së shpejti: MATEMATIKA për TEST TË MATURËS 2013 (aprovuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë)



Kryerja me sukses e Maturës Shtetërore dhe pozicionimi në vend më të mirë në Njësitë Akademike të Universitetit është një dëshirë e shumë maturantëve. Rezultatet e mira në testin e matematikës në provimin e maturës shtetërore është edhe një mundësi më e madhe për Universitet.

Ky tekst do të jetë edhe një ndihmesë e mësimdhënësve që nxënësit e tyre me sukses ta kalojnë provimin e maturës shtetërore në lëndën e matematikës.

Përmbledhja në vete përmban teste të cilat janë hartuara në bazë të programeve e zbatuara në të gjitha drejtimet dhe shkollat e arsimit të mesëm të lartë si për nxënësit e gjimnaze ashtu edhe arsimit profesional.

Me anë të kësaj përmbledhje të modeleve të testeve synohet që të realizohen këto qëllime:
o Sistemimi i njohurive dhe shkathtësive të domosdoshme të programeve të matematikës.
o Familjarizimi i maturantëve me formën e testeve të matematikës.
o Aftësimi i maturantëve për të vlerësuar veten me synim që ta rrisin nivelin e të arriturave në matematikë.
Është bërë kujdes që në përmbajtje të detyrave te ketë detyra të niveleve të ndryshme më mënyrë që materiali të jetë i përballueshëm nga çdo nxënës që me vullnet ta mësojnë matematikën.

Kërkesat e testeve janë hartuar sipas metodologjisë përkatëse me teste aktuale të provimit të maturës në matematikë. Po ashtu kërkesat e testit janë me përgjigje të shumëfishta që vetëm njëra është e saktë. Ju maturant të nderuar, tentoni të i zgjidhni të gjitha detyrat t`a identifikoni alternativën e saktë që tri prej tyre janë të gabuara, verifikimi se keni zgjidhur saktë kërkesën e verifikoni me çelësin që jepej për secilën kërkesë të testit.

Përmes kësaj përmbledhje detyrash ju maturantë të nderuar do t`i zotëroni kompetencat e matematikës si në komunikim matematik, arsyetim dhe dëshmi matematike, zgjidhjet problemore, modelim matematik dhe lidhjen e matematikës brenda fushës dhe jashtë saj që do të bëjë qytetar me dituri të barabarta me qytetar të vendeve të tjera, në fakt të përmbushni detyrimet e qytetarit të shekullit 21.

Rekomandimet që dalin nga ky tekst janë që :
o Zgjidhni kërkesat pa i shikuar rezultatet.
o Luftoni të i zgjidhni në mënyrë të pavarur.
o Luftoni të arrini sukses
o Verifikoni rezultatet e arritura me çelësin e ofruar.
o Kërkoni ndihmë nga mësimdhënësit e juaj.
o Vlerësoni veten, çdo kërkesë e zgjidhur saktë ju sjell 1 pikë.

Autorët:

Mustafë Kadriu, Naim Braha, Armend Sh. Shabani dhe Valmir Krasniqi.
Riemann hypothesis
The real part of any non-trivial zero of the Riemann zeta function is 1/2.

MOM-Admin

Administratorë
Avatari i antarit
 
Postime: 696
Vendodhja: Prishtinë,Vushtrri

Kthehu tek Testi i Maturës

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë