Provimi i maturës me 200 pyetje

Këtu mund të postohet detyra, materiale që kanë të bëjnë me testin kombëtar nga Matematika.
Postojeni në Facebook Postojeni në Twitter

Provimi i maturës me 200 pyetje

Postnga MOM-Admin » 30 Mars 2012, 17:33

Rreth 36 mijë maturantë kosovarë do t’i nënshtrohen provimit shtetëror të maturës. Pas gjashtë vjetësh të organizimit të këtij vlerësimi të jashtëm, këtë vit do të shënohet pjesëmarrja më e lartë e maturantëve. Por, do të ketë edhe risi që janë planifikuar nga Njësia për Vlerësim dhe Standarde në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtar, të paralajmëruara nga ministria për të shmangur ngecjet në provimin e vetëm në sistemin arsimor që shënon përqindjen më të lartë të përfshirjes.

Që nga hapësirat ku do të mbahen testet, e cila është paraparë të mos ketë më shumë se 150 nxënës e deri tek mbikëqyrësit, një nga të cilët do të ketë më së shumti dhjetë nxënës në monitorim, kjo njësi ka vendosur si rregulla që do të zbatohen në provim duke tentuar sidomos zhdukjen e dukurisë së kopjimit ndërmjet nxënësve.

Problemet e paraqitura herën e kaluar i kanë dhënë “mësim” MASHT-it. Udhëheqës të NJVS kanë theksuar se janë marrë parasysh problemet e paraqitura vjet që të përmirësohen sivjet duke ndikuar në krijimin e risive në provimin.

Mustafë Kadriu, udhëheqës i këtij divizioni ka thënë se kanë filluar përgatitjet për provimin e maturës dhe një nga qëllimet është që të ketë sa më shumë pyetje në test, në mënyrë që të jetë një test sa më i besueshëm.

Ai ka deklaruar për “Zërin” se pyetjet në test do të dyfishohen në krahasim me vitet e kaluara. “Nga 100 pyetje që përbënin testin e maturës përpara, tash kemi propozuar të kemi 200 pyetje dhe testi do të mbahet dy ditë”.

Ai ka sqaruar se nxënësi një ditë do të hyjë në test për lëndët e përgjithshme (gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë) dhe dita tjetër do të përbëhet nga pyetje prej lëndëve të ngushta më afër profesionit.

Kadriu ka shpalosur agjendën e provimit sipas së cilës në ditën e parë nxënësit do të kenë 120 pyetje dhe në ditën e dytë 80 pyetje, pra gjithsej 200 pyetje.

“Në pjesën e parë janë vendosur më shumë pyetje, pasi nxënësi do të vlerësohet në njohuri të përgjithshme”. Ndërsa, pjesa e dytë, sipas tij do të ketë pyetje më specifike, varësisht sipas drejtimeve. “I kemi dhënë më shumë hapësirë pjesës së dytë pasi secila njësi akademike që do të aplikojë rezultatet e testit të maturës në vlerësim të kandidatëve do të kërkojë vlerë më të madhe të pyetjeve dhe do të bazohen në këto rezultate të pjesës së dytë”.

Kadriu ka paralajmëruar se Kosova ka mundësi që deri më 2015 të shkojë vetëm me formën e testit me pyetje të mbyllura. “Me pyetje të mbyllura nxënësi vetëm verifikon saktësinë dhe e rrumbullakon. Kjo jo vetëm që kushton më lirë, mirëpo, është edhe një praktikë amerikane me sistem të mbyllur të pyetjeve meqë rrit shpirtin iniciativë”.

Afati kohor i mbajtjes së testit nuk do të ndryshojë edhe pse lëndët do të ndahen në dy ditë. Gjithsej 180 minuta do të kenë në dispozicion maturantët për plotësim të testit të parë dhe po aq për pjesën e dytë.

Nga dita e parë e mbajtjes së provimit deri tek e dyta do të ketë dhjetë ditë pauzë. Një nga qëllimet e parapara që pritet të marrë miratim në Komisionin Qendror Shtetëror të Maturës është të rritet numri i qendrave të testimit.

Nga viti i kaluar që ishin rreth 98 qendra të testimit do të bëhen 266 qendra të testimit. Në salla do të vendosen 100-150 ndenjëse dhe assesi mbi 150.

Edhe tek administrimi Kadriu ka theksuar se kanë marrë masa që një monitorues të mos ketë më shumë se 10 nxënës, kurse në një sallë të jenë 15 anëtarë nga komisioni i maturës, administrues, monitorues, asistent administruesi…

Për pesë tipa të gjimnazeve do të ketë 12 lloje të testeve që do të përgatiten për 32 mijë maturantë të rregullt dhe mbi tre mijë përsëritës nga viti i kaluar. Provimi do të mbahet në fillim të qershorit, dhe një i dytë në gusht për ata që nuk kalojnë përqindjen e pragut.

http://www.zeri.info/artikulli/1/2/4654 ... 00-pyetje/
Riemann hypothesis
The real part of any non-trivial zero of the Riemann zeta function is 1/2.

MOM-Admin

Administratorë
Avatari i antarit
 
Postime: 701
Vendodhja: Prishtinë,Vushtrri

Kthehu tek Testi i Maturës

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë


cron